“Koalicioni i shpresës” – nuk jep shpresa për një takim të sotëm

“Koalicioni i shpresës” – nuk jep shpresa për një takim të sotëm

Kur kanë mbetur edhe një javë nga konstituimi i Kuvendit, ende nuk dihet nëse Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të takohen sot.

“Ende nuk kam ndonjë informatë”,  ka thënë Arlind Manxhuka, zëdhënësi për media i Vetëvendosjes kur është pyetur nga Gazeta Insajderi për një takim të mundshëm ndërmjet liderëve.

Kurti dhe Mutafa herën e fundit janë takuar të shtunën në mesditë – takim ky që ka zgjatur më shumë se tri orë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë marrë vesh për ndarjen e ministrive, por ende nuk i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet rreth pozitës së presidentit, shkruan Insajderi.

Zyrtarë të LDK-së kanë thënë se nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për postin e Presidentit, atëherë të njëjtit do të shkojnë në opozitë./Insajderi.com