Koalicioni me LDK-në për balotazh i shkaktoi telashe AKR-së në Ferizaj

Koalicioni me LDK-në për balotazh i shkaktoi telashe AKR-së në Ferizaj

AKR-ja gjatë ditës së sotme ka nënshkruar marrëveshje për balotazh me LDK-në, për ta mbështetur këtë të fundit për kandidatin e saj për kryetar, Muharrem Sfarça.

Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë kandidati Sfarça dhe kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri.

Por kjo po del të ketë shkaktuar sherr brenda vetë AKR-së.

Tashmë ish-kandidati i kësaj partie për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 22 tetor, ka dalë kundër kësaj marrëveshjeje.

“Në emër tim si ish-kandidati i AKR për kryetar të Ferizajt dhe si asambleist dhe në emër të asambleistes znj. Makfire Musa jemi KUNDËR kësaj marrëveshjes të bërë sot nga Kryetari i degës së AKR-së z. Labinot Tahirit dhe Muharrem Svarqës , e cila ka qenë marrëveshje në mes të dy kryetaresh partive politike për konsum elektoral, për pazare politike, pa u koordinuar me mua si ish-kandidat për kryetar”, ka shkruar Amir Rexhepi në reagimin e tij.

“Andaj ftoj të gjithë votuesit e mi të mos e mbështesin ketë koalicion të bërë sot në mes LDK-së dhe AKR-së. Unë do të jem pjesë e AKR-së dhe do t’i përfaqësoj interesat e qytetarëve në Kuvendin Komunal të Ferizajt”, ka shkruar tutje ai.