Koalicioni NISMA-AKR-6+, kërkojnë të votohet projekt-buxheti

Koalicioni NISMA-AKR-6+, kërkojnë të votohet projekt-buxheti

Grupi Parlamentar NISMA-AKR-6+, ka kërkuar që të votohet projekt-buxheti për vitin 2021.

Endrit Shala, përfaqësues i këtij grupi parlamentar, tha se nuk ka asnjë justifikim që të mos votohet ky propozim projekt-buxhet.

“Asnjë arsye nuk na justifikon ne si deputetë në raport me nevojën e qytetarit – ata i duan pagat e tyre, ata duan që t’i marrin pagat për punën dhe detyrën që e kryejnë – ne duhet ta kryejmë detyrën tonë”, tha Shala.

“Që mos t’i rrezikojmë paga e qytetarëve, mjekët, policët, ne si grup parlamentar Nisma-AKR dhe 6+, e konsiderojmë si të nevojshme votimin e projektligjit për buxhetin për vitin 2021”, shtoi deputeti. /Insajderi.com