“Koalicioni Nisma-AKR-PD aktualisht është mbi 5 për qind”

“Koalicioni Nisma-AKR-PD aktualisht është mbi 5 për qind”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD aktualisht numëron mbi 5 për qind të votave.

Limaj, në një konferencë për media, ka deklaruar se deri më tash, koalicioni është mbi pragun zgjedhor.

“Ajo se çka neve na ka shqetësuar janë tentimi që përmes votave të parregullta tentimi për të deformuar vullnetin e qytetarëve mbi 40 mijë votues, aktualisht koalicioni ka 5.5 % dhe se veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Limaj.

Ai është ankuar edhe për votat e parregullta të ardhura nga diaspora. /Insajderi.com