fbpx

Koalicioni NISMA-AKR-PD nominon zyrtarisht kandidat për kryeministër Fatmir Limajn

Koalicioni NISMA-AKR-PD nominon zyrtarisht kandidat për kryeministër Fatmir Limajn

Koalicioni NISMA-AKR-PD, ka nominuar sonte edhe zyrtarisht, Fatmir Limajn kandidat për kryeministër të vendit.

Nisma Socialdemokrate në Konventën që po mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë ka treguar se Limaj nga tani është kandidati zyrtar për kryeministër të Kosovës.

Zyrtarë të Nismës e kanë vlerësuar si koalicion fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kurse, Bilall Sherifi bëri prezantimin e kandidatit për kryeministër të koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj gjatë konventës së këtij koalicioni

Ai tha se jeta e Fatmir Limajt është praktikisht jeta e Kosovës.

“Kryetar Limaj kur me kërkuat prezantimit tuaj me than te flas vetëm  5 deri 7 minuta. Te flasësh 5 deri 7 minuta për Fatmir Limajn është e pamundur. Do te beje prezantimin ne shkurt. Jeta e Fatmir Limajt është jeta e Kosovës. Me lejoni qe se pari te përshëndes, Jakup Krasniqin. Ne dite te vështira e luftës ne dite te mira te paqes, faleminderit baci Jakup. I nderuari kryetar i AKR-se, Behgjet Pacolli, i nderuari kryetari i PD-se, Ferid Agani. Sa here është folur për luftën e Kosovës edhe për UCK, emri i komandant Çelikut ka shkëlqyer”.

“Për ketë aspekt nuk do te ndalim me Fatmir Limajn. Para se te behej komandant Çeliku, Limaj ishte jurist i ri. Ku do qe shkonte edhe me ke qe takohej Fatmiri ua ngjallte besimin për fitore te pashmangshme. Autoriteti i Komandat Çelikut ishte i natyrshme. Serbia sajoi dosja, duke sajuar akuza nga me te rëndat Edhe ne raste te sajuar, Fatmir Limaj beri qe edhe politikisht te fitoj Kosova. Fatmiri doli fitimtar ne çdo proces te kurdisur ndaj tij”.