Koalicioni PAN shkelësi më i madh i rregullave të zgjedhjeve

Koalicioni PAN shkelësi më i madh i rregullave të zgjedhjeve

Mbi 350 mijë euro është shuma totale e gjobave që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuara ndaj subjekteve politike që ishin në garë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Afati i fundit për shqyrtimin e ankesave dhe apeleve ka përfunduar të enjten në orën 19, ndërsa kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku ka thënë se të gjitha vendimet që janë pranuar, kanë rezultat me gjoba, që kanë të bëjnë kryesisht për thyerje të kodit të mirësjelljes të shërbimit civil nga ana e subjekteve politike.

Gjoba më e madhe nga PZAP është dhënë për koalicionin në mes të PDK-AAK dhe Nismës ky koalicion është dënuar me 157 mijë e 500 euro, koalicioni tjetër në mes të LDK-AKR-Alternativa është koalicioni i dytë me gjobë më të lartë, ky koalicion është dënuar me 71 mijë e 700 euro, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje me 66 mijë euro.

“Këtë vit është keqësuar thyerja e kodit të mirësjelljes në krahasim me zgjedhjet e kaluara”, ka thënë zyrtari i PZAP-së për Klan Kosovën.

Sipas PZAP-së ankuesi më i madh ka qenë Instituti Demokratikë të Kosovës, ndërsa të gjitha partitë  nuk do të mund të certifikohen pa i paguar gjobat nga PZAP-ja.