Koalicioni – partia e Kurtit thumbon LDK-në, shpjegon logjikën e tyre në tre hapa

Koalicioni – partia e Kurtit thumbon LDK-në, shpjegon logjikën e tyre në tre hapa

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës s’po mund të merren vesh për marrëveshjen e bashkëqeverisjes.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk janë takuar që nga e enjtja, ndërsa komunikimin ditëve të fundit e kanë vazhduar me letra publike.

Derisa vetë ata, por edhe vartësit e tyre akuzat ndaj njëri-tjetrit se kush mund të jetë fajtor për mosarritjen e marrëveshjs i kanë bërë edhe nërpër studio televizive, por edhe në rrjetet e tyre sociale.

Kështu ka vepruar sot edhe Arlind Manxhuka, zëdhënsi për media i Vetëvendosjes, i cili e ka shpjeguar logjikën e LDK-së në tre hapa.

“1. VV ka dalë e para në zgjedhje (nuk i ka fituar ato, vetëm ka dalë e para) dhe rrjedhimisht e ka gjithë përgjegjësinë për ta arritur marrëveshjen. 2. VV duhet të dalë me një propozim për arritjen e marrëveshjes, të cilin ne pastaj e dërgojmë në Këshillin e përgjithshëm për aprovim/refuzim. 3. Ky është propozimi ynë dhe nëse doni marrëveshje, përmbushni kërkesat tona. Propozimin tuaj nuk e trajtojmë fare”, ka shkruar Manxhuka në profilin e tij, transmeton Insajderi.