Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Islami, ka deklaruar se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje është i mundshëm pas zgjedhjeve, njofton Insajderi.
Islami u shpreh se shpreson që lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, edhe kësaj here sipas tij, do ta marrë bekimin e deputetëve.
“Haradinaj ka pasë shumë të drejtë kur e ka quajtur mashtrues Kurtin, sepse ai [Kurti] gjatë fushatës ka luajtur me populizëm. Por, koalicioni VV-AAK është i mundshëm. Nëse ka marrëveshje politike, gjithçka është e mundur që vendi të ecë përpara”, pohoi Islami në Klan Kosova.
Ai tutje shtoi se dëshiron që institucionet e vendit të formohen sa më shpejt.
“Kam një porosi dhe një dëshirë që të merremi vesh sa më shpejt, që ndihmat emergjente kur të bëhet presidenti, të fillojnë më shpejt dhe vaksinimi i popullsisë. Këto janë tri pikat që neve na mundojnë çdo ditë, sepse ne kemi mbetur të fundit pa vaksinim dhe pa shpresë”, deklaroi Islami./Insajderi.com