Koalicionit AAK – PSD a mund t’i bashkëngjitet sot edhe NISMA?

Koalicionit AAK – PSD a mund t’i bashkëngjitet sot edhe NISMA?

Dje u zyrtarizua koalicioni i parë parazgjedhor ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partisë SocialDemokrate (PSD), shkruan Insajderi.

Pas zyrtarizimit për koalicion kryetari i AAK-së Ramush Hardinaj në një konferencë për media dje ka bërë me dije se sot do të takohet edhe me kryetarin e NISMA Fatmir Limaj.

“Nesër (sot) do të takohemi me kryetarin e Nisma Fatmir Limaj. Ideja është për zgjerimin e koalicionit, ftojmë edhe AKR-në të na bashkëngjitet”, ka thënë ai.

Përveq Nismën, Haradinaj ka ftuar në këtë koalicion edhe AKR. Ai pasi është pyetur nga gazetarët se me kë do të bëjë partia e tij koalicion, ka thënë se janë të hapur për të gjithë mirëpo NISMA dhe AKR janë më afër sa i përket planit.

Kujtojmë se sipas marrëveshjes së djeshme për koalicion mes dy partive AAK dhe PSD, Haradinaj do të jetë kandidati për kryeministër ndërsa Shpend Ahmeti do të jetë i dyti në listë zgjedhore.

Në këtë listë zgjedhore, PSD-ja do t’i ketë 25 kandidatë për deputetë./ Insajderi.com