Avokati Arianit Koci ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se tash pas aktakuzave të ngritura ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, krejt çfarë duhet të bëhet është të mos pengohet puna e gjykatës, njofton Insajderi.
“Pas ngritjes së aktakuzës (e cila mund edhe të mos konfirmohet) ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ( të cilët janë edhe themelues të UÇK-së), krejt çka duhet bërë është ta lëmë Prokurorinë të qetë në punët e veta”, shkruan Koci.
Avokati thotë që nëse nuk veprohet kështu mund të ketë pasoja për Thaçin e Veselin.
“Çdo sulm ndaj saj, i kushton më shumë Thaçit, Veselit dhe të gjithë neve, se sa vetë prokurorisë. Veprimet eventuale të gabuara të prokurorisë, për çfarëdo motivi, duhet të adresohen në gjykatë”, potencoi Koci./Insajderi.com