![Kocijançiq tregon çka do të bisedojnë Thaçi e Vuçiq nesër në Bruksel](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/maja_kocijancic-730x440.jpg)
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë se është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të intensifikohet.
Kocijançiç ka theksuar se në takimin e nesërm do të diskutohet progresi i arritur mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve por edhe do të intensifikohet puna për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, përcjell lajmi.net.
Ajo ka konfirmuar se mëngjesin e ditës së nesërme, me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini do të takohen homologët Thaçi dhe Vuçiq.
Takimi i fundit Thaçi-Vuçiq është mbajtur në fund të muajit të kaluar