Koha kur Enver Hoxhaj kërkonte të mbyllej seanca

Koha kur Enver Hoxhaj kërkonte të mbyllej seanca

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili sot ka reaguar ndaj mbylljes së seancës së Kuvendit nga Adem Mikullovci, ishte po ai deputet që më 2014 në seancën konstituive kishte kërkuar nga Flora Brovina ta mbyllte seancën në kohën kur paraqiteshin paqartësi.

Nga ulësja e deputetit të Kuvendit, deputeti Hoxhaj, ia bënte me shenjë Brovinës duke kërkuar që seanca të mbyllej pasi aty po vazhdonin mospajtimet rreth kandidatit të PDK-së për postin e kreut të Kuvendit.

Të gjendur në një situatë të tillë, Hoxhaj kërkoi nga Kuvendi që seanca të shtyhet për dy orë, për shkak, siç tha ai, i duhet më shumë konsultim koalicionit për të dalë me kandidatin për kreun e Kuvendit.

“Unë kërkoj që të marrim dy orë pauzë, na duhet të konsultimi dhe me pas dalim me kandidatin për kryetar të Kuvendit”, ka thënë ndër tjera deputeti Hoxhaj.

Deri më tash është përmendur se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do të jetë kandidat i PAN-it për këtë pozitë.

Propozimi i deputetit Hoxhaj u hodh në votim dhe mori 60 vota për dhe 60 kundër.

Në bazë të rregullores së punës së Kuvendit, në rast se një propozim merr vota të njëjta ‘për’ dhe ‘kundër’, atëherë ajo llogaritet që ka dështuar.

Kjo ngjalli debat të Kuvend, duke krijuar mospajtime mes koalicionit fitues dhe partive tjera në Kuvend.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, pas krijimit të kësaj situate konfuze, në cilësinë e kryesuesit të seancës, vendosi ta mbyllë seancën.

Partitë tjera politike kërkojnë që Kadri Veseli të mos propozohet në këtë post, duke thënë se kandidati për kreun e Kuvendit duhet të jetë figurë unifikuese dhe jo përçarëse, siç e cilësojnë ato Veselin.

Mbetet të shihet se kur do të thirret sërish seanca e Kuvendit, pas mbylljes së saj./Insajderi.com