Koha kur Vjosa Osmani thoshte se posti i presidentit mos të jetë pjesë e pazareve politike

Koha kur Vjosa Osmani thoshte se posti i presidentit mos të jetë pjesë e pazareve politike

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka folur rreth postit të presidentit, post ky që partia e saj është duke këmbëngulur që t’i takojë atyre.

Mirëpo gjatë kohës së fushatës, ku Osmani kandidonte për kryeministre të vendit, kishte deklaruar që posti i presidentit mos të jetë pjesë e pazareve politike.

“Gjithnjë kemi insistuar që pozita e presidentit mos të jetë pjesë e pazareve politike, si parti e parë do të negociojmë që pozita e presidentit mos të jetë pjesë e marrëveshjes për koalicion”, kishte thënë Osmani gjatë kohës së fushatës në Pressing.

Derisa pas kryerjes së zgjedhjeve, pas marrëveshjeve në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë dështuar shkaku i postit të presidentit, Osmani thotë se qëndron prapa kësaj deklarate edhe tash.

Mirëpo që partia e saj ka një gjë shtesë lidhur me këtë, që ata ta propozojnë të parët emrin e presidentit.

“Ne s’kemi propozua që të jetë pjesë e pazareve politike. E vetmja gjë shtesë që po kërkojmë është që propozimin fillestar ta bëjmë ne”, ka thënë Osmani. /Insajderi.com