Kokëdhimbja 50 vjeçare hiqet me një unazë në vesh

Colin Seaman ka vuajtur nga dhimbja e kokës për shumë vite. Ai ka provuar ilaçe nga më të ndryshme gjatë 50 viteve të sëmundjes së tij, ndërsa tash ka gjetur një shërim të çuditshëm.

Kokëdhimbja 50 vjeçare hiqet me një unazë në vesh

70 vjeçari Colin Seaman, vuan nga migrena që nga mosha 20 vjeçare. I moshuari gjatë jetës së tij kishte provuar terapi dhe ilaçe të ndryshme, por të cilët nuk rezultuan me sukses, transmeton Insajderi.

Ai thotë se nëse nuk do të ishte një baba dhe nëse nuk do të pinte 2-3 ilaçe në ditë, gjërat do të ndryshonin.

“Nëse nuk do të isha një baba dhe nëse nuk do të përdorja 2-3 ilaçe në ditë, unë do të kryeja vetëvrasje nga dhimbja që kisha”, rrëfen Seaman.

Ai humbi shpresën nga terapitë

Seaman tregon se ai kishte humbur shpresën nga terapitë dhe tregon se ai e kishte pranuar faktin që këto dhimbje ishin një pjesë e jetës së tij. Por, për të fundit herë, me rekomandimin e një miku ai pranoi që të provoj një terapi. Ai me këshillën e mikut, tashmë mban një vath në pjesën e brendshme të veshit.

Tashmë nuk po përdor ilaçe

Mbesa e tij, Donatella, edhe pse rrëfen se gjyshi i saj duket qesharak me “piercingun” në vesh, ajo pranon se tash e një muaj ai nuk ka dhimbje koke. Gjatë periudhës prej që e ka vathin në vesh, ai nuk përdor as ilaçe më. Ndërkaq, familja e tij e cila brengosej për faktin se pinte shumë ilaçe dhe për dhimbjen që kishte, tashmë po jeton e qetë dhe e lumtur, shkruan Insajderi

Thuhet se kjo terapi i ngjan akupunkturës

Mjekët dhe ekspertët thonë se një terapi e tillë hyn në grupin e terapive të akupunkturës dhe e pranojnë se kjo mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve.

Akupunktura kryhet me gjetjen e pikave te duhura ne trup dhe futjen e gjilpërave në vendet e caktuara. Ekzistojnë më shumë se 1000 pika të tilla në trupin e njeriut./Insajderi