“Kokën lart” – Vuçiq iu thotë serbëve në Mal të Zi pas miratimit të rezolutës për Srebrenicën

“Kokën lart” – Vuçiq iu thotë serbëve në Mal të Zi pas miratimit të rezolutës për Srebrenicën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu ka thënë serbëve që jetojnë në Mal të Zi, se Serbia do të jetë gjithmonë me ta dhe do të mbajë kokën lart, transmeton Insajderi.

Ky  reagim i Vuçiq erdhi me rastin e rezolutës së miratuar nga parlamenti malazez të enjten në mbrëmje, ku njihet gjenocidi në Srebrenicë.

“Unë po u them njerëzve tanë që jetojnë në Malin e Zi se jemi me ta, është e jona të mbajmë kokën lart, të luftojmë dhe të ndërtojmë paqen”, ka pohuar ai, raporton ‘Tanjug’.

Ai ka deklaruar se Serbia do të analizojë të gjitha vendimet e parlamentit malazez në ditët në vijim dhe nuk do të marrë vendime të nxituara.

Vuçiq në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve të Serbisë dhe popullit serb në Mal të Zi përmes një videoje në Instagram ka shtuar se “në asnjë mënyrë nuk do të fyejmë ata që i morën ato vendime, dhe sigurisht kundër interesave të Serbisë./Insajderi.com