Kolegu i Art Kurtit me fjalë prekëse, tregon planet e përbashkëta që i kishin

Kolegu i Art Kurtit me fjalë prekëse, tregon planet e përbashkëta që i kishin

Kolegu i tashmë të ndjerit, Art Kurti, Gzim Daka, u ka shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit dhe ka shkruar disa fjalë për të.

“Po sa morra lajmin që kolegu ynë Art Kurti nuk është më me ne,unë ndjejë dhimbje të thellë për këtë humbje”, ka shkruar Gzim Daka.

“Shumë herët na ike o yll na le në gjysme të rrugës për planet që i kishim hartuar për Kulturën dhe Sportin për Gjakovën tonë që aq shumë e deshtë… Ju shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve”, ka shkruar ai tutje.

Aktori i njohur, Art Kurti u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit në fshatin Goden të Gjakovës.

Dyshimet e para thonë se Kurti ka bërë vetëvrasje, pasi në afërsi të tij u gjet arma me të cilën dyshohet se e ka goditur veten në kokë.

Kurti u gjet i vdekur në një veturë, e cila gjithashtu dyshohet se nuk është e tija.