Sot gjatë mëngjesit të ditës së enjte në vendkalimet kufitare në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë është shënuar fluks i mërgimtarëve për të dalur nga Kosova.
Në bazë të të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar gjatë daljes nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë pritjet kanë qenë të gjata deri në 2 orë ndërsa kolonat deri në 1 kilometer.
Megjithatë, në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pasur pritje më shumë se 10-15 minuta./Insajderi.com