Kolona të gjata në Merdare – Pritjet deri në 5 orë

Kolona të gjata në Merdare – Pritjet deri në 5 orë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin kufitar, u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që presin të kalojnë nga pika kufitare në Merdare, të shfrytëzojnë edhe pikat tjera nga të cilat ka dalje në Serbi, për shkak të kolonave të gjata.

Deri në 5 orë janë pritjet për të dalur nga Kosova, ndërsa nga 3 deri në 4 orë për të hyrë në Kosovë.

“QKMK inkurajon të gjithë bashkatdhetarët që po vijnë në vendlindje që të shfrytëzojnë edhe PKK Mutivodë dhe Pikat tjera të Kalimit Kufitar, për shkak të pritjeve të gjata në PKK Merdarë”, thuhet në njoftim.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolona më pak ka në pikëkalimin Dheu i Bardhë prej  3 deri në 5 minuta për të dalë. Njëjtë është edhe në Muçibabë, Multivodë.

Ndërsa në Jarinje pritja është gjysmë ore, njofton QKMK.