Kolona të gjata të automjeteve për të hyrë në Prishtinë

Kolona të gjata të automjeteve për të hyrë në Prishtinë

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë.

Kjo pasi që Policia e Kosovës është duke i ndaluar veturat dhe po ua kontrollon dokumentet qytetarëve për të mësuar nëse janë banorë të Prishtinës ose jo.

Prishtina pas konfirmimit të rasteve të reja të shtunën ka hyrë në karantinë nga sot.

Kjo komunë deri më tani ka 47 të prekur me COVID-19.

Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë komunës së Prishtinës kanë mundësi të kthehen më së largu sot deri në orën 17:00./Insajderi.com

PamjeNë hyrje të Prishtinës nga Fushë Kosova – kjo është gjendja aktuale

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 12. April 2020