Kolonat e gjata në magjistralën Prishtinë-Mitrovicë, nuk kanë të ndalur.
Lexuesit e Insajderit, kanë dërguar në redaksi disa foto ku shihen kolona të gjata të veturave.
Shkak për këto kolona, sipas tyre është rrethrrotullimi në hyrje të Vushtrrisë, i cili nuk ka kapacitet për numër të madh të veturave.
Ata janë shprehur të zhgënjyer me organet kompetente, që tash e një kohë të gjatë nuk i kanë dhënë fund këtij problemi për shoferët që qarkullojnë në këtë magjistrale./Insajderi