Mërgimtarët që kanë qenë në Kosovë për ta kaluar festën e Fitër Bajramit me familje, kanë nisur të kthehen në shtetet ku ata jetojnë, përcjell Insajderi.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat e kalimit kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë deri në pesë minuta, përveç në Merdare, ku kolonat janë 500 metra.
Pritjet për të dalë nga Kosova, në këtë pikë po zgjasin një orë.
Lirimi i masave anti-COVID në vendet evropiane dhe Festa e Fitër Bajramit kanë ndikuar që numri i mërgimtarëve që kanë ardhur në këtë kohë të jetë dukshëm më i madh./Insajderi.com