Po bëhen 18 vjet nga vrasja e Ahmet Krasniqit, ministër i parë i Mbrojtjes së Kosovës, i cili u vra në Tiranë në vitin 1998.
Për ta nderuar jetën dhe veprën e tij, nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot mbahet akademi përkujtimore, në Sallën e Kuqe në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
Kolonelin Ahmet Krasniqin e vranë në Tiranë më 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate. Ende nuk dihet se kush ishin autorët që vranë kolonelin.
Trupi i tij prehet në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari.
Në videon më poshtë shihet trupi i tij i pajetë./Insajderi.com