‘Komandant Gatishmëria’ – kërcënimet qesharake të Vuçiqit me ushtri

‘Komandant Gatishmëria’ – kërcënimet qesharake të Vuçiqit me ushtri

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte urdhëruar gatishmërinë e Ushtrisë së Serbisë për disa herë me radhë për shkak të arrestimeve të Policisë së Kosovë në veri të Mitrovicës.

Kishte urdhëruar gatishmërinë e tyre që të futen në Kosovë, por një veprim të tillë nuk e kishte ndërmarrë asnjëherë.  Vuçiq një urdhër ia dha edhe sot ushtrisë së tij, por mbeti me kaq.

“Kjo që po ndodh sot, është ajo që ne e kishim paralajmëruar rreth 15 ditë më herët, kur e kishim alarmuar komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka paralajmëruar që në rast të përshkallëzimit të situatës, Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht për të siguruar jetët e banorëve në veri.

“Nëse rrezikohet rendi dhe jeta e popullit që jeton në veri të Kosovës, ushtria jonë do të mbrojë popullin tonë”, ka thënë Vuçiq pas arrestimit të 30 personave nga Policia e Kosovës.

Njëjtë Vuçiq kishte vepruar edhe kur ishte arrestuar drejtori së ashtuquajturës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës.

I nervozuar Vuçiqi kishte thënë se ka përgatitur ushtrinë për t’u futur në Kosovë që t’i mbrojë qytetarët serbë, teksa kishte paralajmëruar edhe ndërkombëtarët.

Në shtator të vitit të kaluar Ushtria e Serbisë kishte qëndruar në gatishmëri për disa ditë me radhë. E gjithë gatishmëria e Ushtrisë së Serbisë kishte qenë për shkak të vizitës së liqenit të Ujmanit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me disa nga ministrat dhe krerët e institucioneve të tjerë.

Një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2017 me trenin nga Serbia që dëshironte të futej në Kosovë.

Por Ushtria e Serbisë nuk kishte reaguar asnjëherë Ushtria e Serbisë nuk është futur në Kosovë që nga përfundimi i luftës.

Kosova ishte përballur me kërcënime kur kishte themeluar Ushtrinë nga Serbia./insajderi.com