Rrustem Mustafa, është ftuar nga Prokuroria për të udhëtuar drejtë Hagës më 24 janar të vitit të ardhshëm. Më 22 dhjetor të vitit të kaluar, 43 deputetë, kishin nënshkruar një dokument me të cilin provonin që në një seancë të jashtëzakonshme ta ndryshonin Ligjin për Dhomat e Specializuara në mënyrë që ta bënin të pamundur punën e saj. Pas dështimit të ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, prokurorët ndërkombëtarë po tregojnë fuqinë e tyre, duke nisur punën me njërin prej komandantëve më të fuqishëm.
Rreth një vit prej përpjekjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe një grupi deputetësh për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës së Llapit, do të ulët para prokurorëve në cilësi të të dyshuarit.
Mustafa, është ftuar nga Prokuroria për të udhëtuar drejtë Hagës më 14 janar të vitit të ardhshëm. Më 22 janar të këtij viti, 43 deputetë, kishin nënshkruar një dokument me të cilin provonin që në një seancë të jashtëzakonshme ta ndryshonin Ligjin për Dhomat e Specializuara në mënyrë që ta bënin të pamundur punën e saj.
Të enjten pasdite, avokati i Rrustem Mustafës, Arianit Koci deklaroi se klienti i tij ka marrë ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë”, ka thënë Koci.
“Kjo është ftesë për intervistim. Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar”.
Ndërkohë, një vitë më herët në krye të iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ishte vënë presidenti, Hashim Thaçi i cili është subjekt i hetimeve. Iniciativa ishte ndalur pas presionit të dy ambasadorëve të akredituar në Prishtinë, atij amerikan dhe britanik.
Insajderi, kishte raportuar se si presidenti Thaçi kishte dështuar ta shpëtonte vetën nga Gjykata.
Ai kishte provuar që ta ndryshojë Ligjin me anë të Kuvendit për të negociuar me ndërkombëtarët arrestimin e tij.
Burime nga takimet i kishin thënë Insajderit se Thaçi ka dashur miratimin e një ligji të ri të cilin nuk do ta nënshkruante hyrjen në fuqi derisa t`i garantohej se nuk do të akuzohet.
“Gjatë takimeve me Haradinajn, Veselin e Limajn, Thaçi ka propozuar që në ligj të shënohet se hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit nga presidenti. Gjatë afatit prej tetë ditësh deri në nënshkrim të ligjit ka dashur të negociojë me ndërkombëtarët për marrjen e garancive se vetë nuk do te akuzohet”, kishte thënë burimi.
Sipas këtij burimi, Gjykata Speciale do të mbetej në duart e Thaçit në mënyrë që t`i garantohej mosarrestimi.
Por ky detaj në tekstin e Ligjit ishte kundërshtuar nga deputeti i Nismës, Bilall Sherifi.
“Sherifi i a thënë Thaçit që e voton ligjin nëse saktësohet në të se hyn në fuqi në momentin e miratimit në Kuvend. Thaçi ka refuzuar një gjë të tillë, duke insistuar të shkruhet se Ligji hyn në fuqi në afatin prej tetë ditësh. Kjo pikë ka ndikuar që Fatmir Limaj dhe Nisma, mos ta mbështesnin ndryshimin e Ligjit”, kishte thënë burimi.
Mënyrat e hyrjes në fuqi në ligjeve janë të përcaktuara në nenin 80 të Kushtetutës së Kosovës.
Aty thuhet se presidenti mund ta kthejë një Ligj në kuvend duke mos e nënshkruar. Në rast se Kuvendi voton sërish të njëjtin Ligj, atëherë presidenti nuk ka të drejtë ta kthejë më.
Gjithë kjo kohë është vlerësuar e mjaftueshme nga Thaçi për të negociuar fatin e vetë.
Burimet kishin treguar se gjithë iniciativa për shfuqizimin e Ligjit ka qenë e presidentit duke nisur nga mbledhja e nënshkrimeve nga OLV e UÇK-së.
Zyrtarët e LDK-së dhe Vetëvendosjes nuk kishin shkuar në Kryesi të Kuvendit, duke e pamundësuar kështu korumin që duhej për mbajtur mbledhjen kryesia.
Kundër kësaj iniciative reaguan ashpër ndërkombëtarët.
Fillimisht ambasadorit Greg Delaëie, kishte reaguar në Tëitter se nëse anulohet Gjykata Speciale mund të rrezikohet e ardhmja e Kosovës.
Kurse Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, kishte thënë se votimi për të shfuqizuar ligjin mbi Gjykatën Speciale do të ishte një tradhti e këtij angazhimi dhe do të vinte në pikëpyetje nëse Kosova beson në drejtësi.
“Por, është matës pjekuria e një shteti për mënyrën se si i zgjidh akuzat më të rënda ndaj qytetarëve të saj. Dy vjet më parë, Kosova dha fjalën e saj se do të përballej me ndonjë akuzë dhe i tregoi botës se ajo besonte në drejtësi e jo në mosndëshkimin”, kishte thënë O’Connell.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte folur për planin e deputetëve të caktuar të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Thaçi kishte deklaruar gjatë një interviste në Klan Kosova se do ta nënshkruante Ligjin për Shfuqizimin e Tribunalit Special, nëse atë do t’ia sillte në tavolinën e tij Kuvendi i Kosovës.
“Jo vetëm iniciativat e tilla, por çdo ligj që i kalon procedurat dhe vjen në tavolinën e Presidentit, dhe ma jep opinionin zyra ligjore”, kishte thënë ai.
“Nuk kam refuzuar vendimet e Kuvendit, vendimi i Kuvendit është obligativ”, është shprehur Thaçi. “Nuk dal kundër vullnetit të shumicës së Kuvendit, në asnjë rrethanë”.
Me këtë ai konfirmonte planin e tij që Ligji të hynte në fuqi në momentin e nënshkrimit e jo të miratimit.
Kryeministri Ramush Haradinaj, shpresonte që procesin e iniciativës së deputetëve ta kryente Kuvendi i Kosovës.
“Obligimet e qeverisë i marrim nga Parlamenti. Nëse ai vendos ndryshe ne i zbatojmë, respektojmë vendimin e të zgjedhurve të popullit. Vendimet e parlamentit janë urdhër për neve”, kishte deklaruar Haradinaj, një ditë pas 22 dhjetorit, kur edhe u ndërmor iniciativa.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Rrustem Mustafa do të arrestohet apo do të mbrohet në liri. Udhëtimi i tij për në Hagë mund të jetë njëdrejtimësh./Insajderi.com