
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me pjesëtarët e forcave të Sigurisë së Kosovës të cilët arritën në Kuvajt bashkë me ushtarët amerikanë.
Kjo në kuadër të një misioni paqeruajtës atje, njofton Insajderi.
“Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqeruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë. Falenderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Iowas”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kuvendi i Kosovës në vitin 2020 i kishte dhënë dritën jeshile forcave të FSK-së që të marrin pjesë në misione paqeruajtëse bashke me amerikanët. /Insajderi.com
Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Kosova do…
Posted by Vjosa Osmani on Saturday, 8 May 2021