Komandantja supreme takohet me Mehajn dhe Ramën

Komandantja supreme takohet me Mehajn dhe Ramën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka pritur në takim koordinues për çështje të mbrojtjes ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, njofton Insajderi

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan Presidenten e Kosovës për  zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.

Ndërsa, Vjosa Osmani Osmani, theksoi  rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance.

Sipas kompetencave të presidentes, ajo është komandante supreme e FSK-së. /Insajderi.com