Komentet në facebook që çuan në rrahje aktivistët e VV dhe PSD

Komentet në facebook që çuan në rrahje aktivistët e VV dhe PSD

Një rrahje mes aktivistëve të VV-së dhe PSD-së ka ndodhur në qytetin e Suharekës.

Aktivisti i partisë së Albin Kurtit, Veton Shala është përleshur fizikisht me asamblistin e PSD-së në Suharekë, Leonard Shala.

Asamblisti i PSD-së në një bisedë për Gazetën Insajderi ka thënë se është provokuar nga kushëriri i tij që është aktivist i Vetëvendosjes.

Gjithçka ka ndodhur pas një debati në rrjetin social facebook.

“Jo more, ai njëherë mas pari unë e kam kushëri ata. Por ai më ka provoku dhe qysh me thanë ka qenë i nxitun prej qesaj situatës prej elementeve të caktuara. Ka shkru në facebook më ka rëndu kogja shumë, veç asaj jam kanë në një vorrim te disa kushëri dhe ai tani më ka provoku. Edhe më ka dalë në rrugë, qysh me thanë më ka provoku edhe qekaq u kanë ajo far pune”, deklaroi Shala për Insajderin.

I pyetur nëse e ka goditur aktivistin e VV-së gjatë përplasjes, asamblisti i PSD-së tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Jo çfarti ai ma ka kap dorën unë e kam shty, tani ku u lëndu e çka u lëndu unë se di”, deklaroi Leonard Shala.

Por deri te kjo rrahje ka ardhur pas disa komenteve në facebook.

Këto replika mund t’i shihni në fotografinë e mëposhtme: