
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm që të takojë përfaqësuesit e Listës Serbe dhe do të bisedojë me ta për ta kryer obligimin kushtetues, dhënien e një ministrie.
Kurti, në një intervistë për EuroNews, deklaroi se deri dëshiron të takohet me ta dhe të shqyrtojë këtë çështje.
“…dhe po e theksojë edhe njëherë, unë do ta respektojë Kushtetutën sa i përket kësaj çështje. Edhe sa i përket kësaj çështje, mirëpo duke mos e ngatërruar obligimin kushtetues me koalicion politik. Koalicion politik qeverisës me Listën Serbe s’kemi obligim të bëjmë”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, lidhur me këtë deklaratë kanë raportuar gjitha mediat beogradase. Mirëpo, duket se ky raportim nuk po u pëlqen komentuesve serbë, transmeton Indeksonline
“Pse po u jepni mbulim të përditshëm mediave këtyre frekuentuesve shqiptarë nga Kosova? Nuk besoj se Vuçiç është i pranishëm në median e tyre çdo ditë”, shkruan njëri prej tyre.
Ndërsa tjetri thotë se Kurti do të bëjë çdo që vetëm e vetëm që të qëndrojë në pozitën e kryeministrit.
“Ai do të premtojë gjithçka për të qëndruar në kolltukun e tij. Ky është hapi i parë drejt përfundimit të “shtetit” të rremë të Kosovës”.
