
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se “Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, por nuk janë bindur disa shtete”.
Këtë qëndrim ai e tha gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
“Nuk ka në asnjë takim të vetëm që nuk e kemi diskutuar për këtë çështje, unë po mundohem të bind edhe shtetet e Bashkimit Evropian. I keni përmbushur të gjitha kushtet. Komisioni nuk është që e merr vendimin, pra duhet të bindet shtetet që të pajtohen për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.
Pas vizitës në Prishtinë Varhelyi do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /Insajderi.com