fbpx

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi reagon ndaj ofendimeve të radikalëve nga Shqipëria

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi reagon ndaj ofendimeve të radikalëve nga Shqipëria

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda përshëndet veprimin e Policisë së Shtetit për të hetuar e referuar në prokurori dy rastet e gjuhës së urrejtjes online për shkak të besimit fetar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë të bëra publike në media.

“Harmonia dhe toleranca ndërmjet besimeve fetare të kultivuar në shekuj është gurthemeli i fuqisë së popullit tonë, që duhet ruajtur me krenari dhe në respekt  të ligjeve”, thuhet në deklaratën e Gajdas.

Ndër tjera komisionari Gajda ka thënë se “Gjuha e urrejtjes në vendin tonë po shënon rritje shqetësuese në rrjetet sociale dhe KMD synon të bashkëpunojë me institucionet për të parandaluar dhe ndrequr këto shprehje diskriminuese që cënojnë dinjitetin e njeriut”.

Gazeta Insajderi dy ditë më parë ka raportuar për dy radikal nga Shqipëria që ofendojnë dhe kërcënojë myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët shkojnë për pushime në Shqipëri.

Anton Zefaj dhe Luigj Marku dëgjohen duke thënë se nëse shohin mysliman nga Kosova dhe Shqipëria në plazhet e Shqipërisë do t’i rrjepim si serbi.

“Do ju q*** nanën tanë myslimanëve të Maqedonisë, tanë myslimanëve të Kosovës, me bo me i pa atje në plazh në Velipojë e në zonat e Shqipërisë, bash si cjapi që ju ka rrjep serbi, e kush ju ka rrjep te tanë, turku, e ju ka q*** turku, ju q*** familjen, do t’ju rrjep për së gjalli”, dëgjojet duke thënë në video njëri prej radikalistëve katolik i quajtur Luigj Marku. /Insajderi.com

“Do t’ju rjepim si serbi”, radikalët katolik të Shqipërisë kundërshtojnë shkuarjen e kosovarëve në deti