Komisioneri për Zgjerim: Kosova të vazhdojë punën për t’i përmbushur kriteret për viza

Komisioneri për Zgjerim: Kosova të vazhdojë punën për t’i përmbushur kriteret për viza

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova duhet të punojë që të vazhdojë t’i përmbushë të gjitha kriteret për heqjen e vizave për qytetarët e saj, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai gjatë një takimi të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku tha se Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për këtë proces.

“Komisioni mbetet i përkushtuar që të mundësojë liberalizimin e vizave për kosovarët dhe mbesim në pozicionin që Kosova t’i përmbushë të gjitha kriteret. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës që të sigurohet që të gjitha kushtet të vazhdojnë të plotësohen”, ka thënë ai.

Ai tutje u sëhpreh se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës, ka qenë vendim I cili është mirëpritur nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se një gjë e tillë ka mundësuar rikthimin e dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Heqja e taksës 100 % për produktet e Serbisë dhe Bonjës e Hercegovinës ka qenë një vendim krucial që BE-ja e ka mirëpritur. Kjo e ka mundësuar gjithashtu vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë tutje Varhalyi. /Insajderi.com