Komisioni Evropian ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve gjatë protestave që po zhvillohen prej pesë ditësh për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga një efektiv policie.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, për çështjet e zgjerimit dhe fqinjësisë së Bashkimit Evropian, Ana Pisonero, përmes një qëndrimi për Euronews Albania ka thënë se kërcënimi dhe intimidimi i gazetarëve është i papranueshëm.
“Paketa e Zgjerimit për 2020 tregon qartazi nevojën për të pasur zero tolerancë ndaj frikësimeve dhe kërcënimeve kundrejt gazetarëve dhe medias në rajon”, ka thënë ajo, duke përcjellur qëndrimin e KE-së.
“Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë të aftë ta bëjnë punën e tyre pa qenë të kërcënuar nga dhuna, sulmet apo intimidimet, për të siguruar që qytetarët kanë akçes ndaj informacionit”.
Tri ditë më parë dy shoqata të gazetarëve i bënë thirrje autoriteteve të vënë përpara përgjegjësisë punonjësit e policisë të cilët penguan gjatë detyrës gazetarin e Ora News, Xhoi Malësia.
Malësia thuhet se u pengua, godit dhe shoqërua në polici pa të drejtë teksa ishte në detyrë.
Gjithashtu, gjatë protestës së radhës, të mbajtur dy ditë më parë u shoqërua nga policia kryeredaktori i gazetës ‘Koha Jonë’, Qamil Xhani./Insajderi.com