Komisioni Evropian ka reaguar pas deklaratave të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të mërkurën tha se nëse Serbia nuk e do bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, atëherë duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Nga ky komision kanë thënë se liderët e rajonit duhet të japin shembull në promovimin e besimit të ndërsjellë.
“Udhëheqësit politikë në rajon duhet të japin një shembull në promovimin e besimit të ndërsjellë, duke ushqyer marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin, parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, kanë thënë nga Komisioni Evropian kur janë pyetur lidhur me deklaratat e Ramush Haradinaj për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, shkruar N1, transmeton Insajderi.
Ramush Haradinaj, kandidat për president të shtetit, ka thënë të hënën se trajtimi i Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian e ka dërguar drejt bashkimit me Shqipërinë dhe një referendum për këtë çështje nuk është përjashtuar./Insajderi.com