Komisioni Hetimor për Telekomin mblidhet përsëri sot, do të intervistohen 3 persona

Komisioni Hetimor për Telekomin mblidhet përsëri sot, do të intervistohen 3 persona

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Aty është parashikuar që të intervistohen të tjerë persona të cilët kanë pasur dikur ose kanë ende lidhje me Telekomin e Kosovës.

Fillimisht do të bëhet intervistimi i Mehdi Latifaj, ish zv.kryeshef dhe ish-drejtor teknik në Telekomin e Kosovës.

Pastaj do të bëhet intervistimi i Sabaudin Ramaxhiku, zyrtar ligjor në Telekomin e Kosovës.

Gjithashtu është paralajmëruar intervistimi i Nysret Jashanica, menaxher i produkteve në Telekomin e Kosovës.

Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës në ora 09:00.