Komisioni nuk ia ndan KOSTT-it 33 milionë euro për rrymën në veri

Komisioni nuk ia ndan KOSTT-it 33 milionë euro për rrymën në veri

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka refuzuar kërkesën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), për ndarjen e 33 milionë eurove për rrymën në Mitrovicë të Veriut.

Në mbledhjen e mbajtur ky komision ka shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2022 i planifikuar të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro.

Grupi punues i këtij komisioni ka gjatë shqyrtimit të kërkesave nga institucionet për mjete shtesë buxhetore, shumicën prej tyre i ka refuzuar, shkruan Shqip.com.

Komisioni në fjalë ka refuzuar kërkesën e specializantëve për pagat.

Po ashtu është refuzuar edhe kërkesëa e Institucionit të Avokatit të Popullit për krijimin e tetë pozitave të reja për punë, rritjen e fondit për paga dhe mëditje.

Ilustrim

Edhe kërkesa e Këshillit Gjyqësor për rritjen e buxhetit për këtë institucion, është refuzuar.

Deputeti Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj refuzimti të kërkesës së KGJK-së dhe Avokatit të Popullit.

Hoti tha se këto refuzime janë në kundërshtim me parimin e institucioneve.

“Në këtë mënyrë siç po refuzohen kërkesat, Kuvendi dhe Komisioni për Buxhet do të vije në situatën për leximin e tretë të këtij buxheti”, tha ai në mbledhje të komisionit.

Kurse, kryetari i Grupit punues, Eman Rrahmani tha se arsyet e refuzimit të këtyre kërkesave është për shkak të tavaneve buxhetore.

Gjatë shqyrtimit të kërkesave, Deputeti nga VV Rrahmani tha se Grupi punues ka vendosur të mos përkrahet kërkesa e AKI-së për punonjës shtesë dhe për paga./Insajderi.com