Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë ka dështuar të dërgojë në Kryesi, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, njofton Insajderi.
Kundër miratimit të këtij ligji doli anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komision, Bekim Haxhiu, i cili në momentin e votimit ka lëshuar sallën duke pamundësuar kështu kuorumin për votim.
Fillimisht kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli ka propozuar që të miratohet ne shqyrtimin e dytë Ligji për Automjete.
“Unë propozoj që ta votojnë shqyrtimin e dytë dhe ta dërgojmë direkt në Kuvend me disa ndryshime teknike”, ka thënë ajo.
Por kundër Pacollit ishte deputeti Haxhiu, i cili tha se para miratimit të Ligjit të mbahet një dëgjim publik.
“Nisma ligjore që ka ardhur e kom pa dhe vërejtjet që i kanë disa prej kompanive, kryesisht lidhen me sigurinë në rrugë, janë që të ketë heqje të homologimit për veturat e reja dhe nëse një ligj i tillë bëhet pa pas dëgjim publik nuk e përmbush anën ligjore të Ligjit”, ka thënë ai.
“Unë i gëzohem çdo nismë ligjore që e rrit sigurinë në rrugë por kemi hyrën në kompetencat një komisioni tjetër, do të duhej të sillej një material”, shtoi Haxhiu. /Insajderi.com