Komisioni për Integrime Evropiane miraton rishikimin e buxhetit

Komisioni për Integrime Evropiane miraton rishikimin e buxhetit

Komisioni për Integrim Evropian, në një mbledhje elektronike të mbajtur sot, nën drejtimin e kryetarit, Ismet Beqiri, ka shqyrtuar Projektligjin nr.07/L-014 për plotësim-ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Derisa diskutuan për shqyrtimin e këtij Projektligji, të gjithë pjesëmarrësit e kësaj mbledhje kanë përkrahur projektligjin, me amendamentet e propozuara nga komisioni funksional.

Kështu ka njoftuar Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës, duke mos dhënë detaje të tjera shtesë.

Rishikimi i buxhetit dështoi të kalonte në Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve për shkak të kuorumit, ndërsa është paraparë të shqyrtohet edhe në Komisionin për Legjislacion. /Insajderi.com/