
Me gjashtë vota për, Komisioni për Legjislacion ka miratuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, njofton Insajderi.
Ky projektligj i është proceduar Kuvendit të Kosovës për shqyrtim prej orës 21:30.
Ndërsa për rreth një orë është zhvilluar një debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Këtë mbledhje e lëshuan anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës – Blerta Deliu-Kodra, të Lidhjes Demokratike të Kosovës – Driton Selmanaj dhe të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës – Besnik Tahiri.
Seanca për Ligjin për Zgjedhjet pritet të mbahet të premtën nga ora 21:30, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Anëtari i Komisionit për Legjislacion nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi. /Insajderi.com