Sot gjatë ditës së enjte me shtatë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë kaluar dy projektligje në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim
Këto dy pika të hedhura në votim janë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për kimikate dhe Ligjit për mbeturina.
Kryetarja e këtij komisioni Fitore Pacolli-Dalipi për projektligjin për mbeturina tha se janë propozuar 34 amendamente në të cilat përfshihet edhe rimbursimi i depozitës për shishet e plastikës.
Krijimi i këtyre hapësirave nga bizneset, sipas Pacollit do të rregullohet me akt ligjor se sa kohë duhet të ju jepet atyre që të investojnë.
Në këto amendamente është bërë edhe ndryshimi për qeset e plastikës.
”Ndryshimi bazik që është bërë është edhe për qesët e plastikës kjo i jep mundësi që me akt nënligjor të vendos ministria për reduktimin e mbeturinave që vijnë nga qeset e plastikës”.
Po ashtu, për ndryshimin-plotësimin e Ligjit për Kimikate janë votuar të gjitha amendamentet e propozuara./Insajderi.com