
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Kështu kanë njoftuar nga Kuvendi i Kosovës, të cilët bëjnë të ditur se ky dëgjim publik do të mbahet në ora 13:00, në sallën C301.
Ndërkaq, numri i rasteve pozitive dhe i viktimave nga kjo sëmundje, në vendin tonë çdo ditë e më shumë po shënon rritje.
Së fundmi u bë e ditur se numri total i rasteve pozitive deri më tani është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Insajderi.com/