“Komisioni s’po mund të zhvillojë kontrollin demokratik ndaj AKI-së”

“Komisioni s’po mund të zhvillojë kontrollin demokratik ndaj AKI-së”

Nënkryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka deklaruar se komisioni nuk po mund të që zhvillojë kontrollin demokratik ndaj kësaj agjencie.

Sipas saj, edhe pse për katër herë me radhë ata janë ftuar në raportim nuk kanë gjetur kohë që të flasin për punë për të cilën janë të thirrur.

Në mbledhjen e sotme të komisionit ajo tha se e kanë lënë që të marrin vendim javën e ardhshme se si do të vazhdohet tutje.

“Ne do të mundohemi që bashkërisht të gjejmë rrugë të funksionojmë si komision. Është hera katër që ftojmë në komision tani më kur dihet që drejtori nuk e ushtron detyrën ne kemi kërkuar nga zëvendësdrejtori që të vijë në raportim”.

“Komisioni unanimisht konstatojmë se si komision nuk po mundemi të ushtrojmë kontrollin demokratik mbi ta. Brenda komisionit do të ketë zhvillime gjatë javës së ardhshme  dhe do të njoftoheni me kohë”, tha ajo.

Tri herë radhazi është thirrur për të raportuar në komision tashmë ish-shefi i AKI-së Driton Gashi, por ai asnjëherë nuk kishte marrë. Ndërsa për sot ishte parashikuar të raportoj zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Latif Merovci.

Por ai mosprezencën e tij në mbledhje ai e arsyetoi përmes një e-maili.