Ish-kryeministri Albin Kurti është i ftuar nga Komisioni parlamentar për manaxhimin e pandemisë.
Komisioni për menaxhim të pandemisë brenda Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me diskutime se kush duhet të ftohet në intervistim për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Mimza Kusari-Lila tha se Albin Kurti dhe Hykmete Bajrami do të ftohen në intervistim në lidhje me menaxhimin e pandemisë.
“Në listë janë shtuar edhe ish-kryeministri, Albin Kurti, po ashtu ministrja Hykmete Bajrami në cilësinë e saj paraprake por më tepër në atë të ministres së Financave tash. Si dhe disa prej zyrtarëve që kanë qenë në rrethana të caktuara në pozita udhëheqëse dhe ende janë. Rol kryesor dhe të rëndësishëm kanë sekretarët e ministrive, ai i ministrisë së Shëndetësisë, ai i punëve të Brendshme dhe Administratës, i ministrisë së Financave dhe Transfereve. Gjithashtu kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri si rrjedhojë e angazhimit apo involvimit të tij në kthimin e të riut, Agon Musliu”, tha Kusari-Lila.
Përpos Kurtit do të intervistohen edhe Uran Ismaili, Arben Vitia, Hykmete Bajrami, Armend Zmeaj
Ky komision po vazhdon të shtojë emrat e personave që duhet intervistuar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19. /Insajderi.com/