Kompania “Arbeni Tours” distancohet nga shoferi i tyre: Ai është kapur me substanca të ndaluara, nuk kemi qenë në dijeni

Kompania “Arbeni Tours” distancohet nga shoferi i tyre: Ai është kapur me substanca të ndaluara, nuk kemi qenë në dijeni

Kompania “Arbeni Tours” është distancuar nga ngjarja e ditës së sotme ku Policia e Kosovës ka ndaluar një autobus në të cilin dyshohet se ka gjetur substanca të ndaluara, shkruan Insajderi.

Pronari i “Arbeni Tours” Gentian Fazliu, i ka thënë Gazetës Insajderit se distancohen nga shoferi i tyre, pasi që, sipas tij, ata nuk kanë qenë në dijeni për këtë gjë.

“Shoferi është kap me drogë, dhe kjo ka ndodhë pa dijeninë e kompanisë. Sikur të ishim kap ne si kompani me diçka nuk kishim pas mundësi ta merrni autobusin, ne momentin që janë konfiskuar ato, shoferi është ndaluar për 48 orë në polici ndërsa unë e kam marr autobusin dhe jam kthyer. Ai nuk e ka pasur dijeninë se çka ka pasur ai në paketa, dikush ia ka sjellë një porosi dhe sipas fjalëve të tij e ka gënjyer shoferin”, ka thënë Fazliu për Insajderin.

Shoferi Shpejtim Cana nga Prizreni është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës pasi që ato janë të ndaluara me anë të Konventës mbi substancat psikotrope.

Lidhur me rastin po merret Njësia e hetimit të trafikimit me narkotik./ Insajderi.com