Kompania e sigurimit “Besa Security”, është deklaruar rreth djegies së mjetit të tyre transportues, në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër hyrje-daljes në Malishevë, njofton Insajderi.
Me anë të një komunikate për media, nga kjo kompani njoftojnë se si kjo djegie e veturës së Transportit të Parave të Gatshme, ka ndodhur si pasojë e një defekti në motorin e automjetit.
“Përveç dëmeve kolaterale të veturës, ekipi i Transportit të Parave të Gatshme janë të gjithë shëndosh e mire dhe nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Siç ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ky automjet është kapluar nga flakët rreth orës 12:00.
““Sot rreth orës 12:00 në autostradën “Ibrahim Rugova” afër hyrje-daljes Malishevë është pranuar informata se një automjet është kapluar nga zjarri. Njesitet përkatse i’u kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarr veprimet e nevojshme”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com