Kompania e sigurimit deklarohet pas djegies së automjetit ku kishte para të gatshme

Kompania e sigurimit deklarohet pas djegies së automjetit ku kishte para të gatshme

Kompania e sigurimit “Besa Security”, është deklaruar rreth djegies së mjetit të tyre transportues, në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër hyrje-daljes në Malishevë, njofton Insajderi.

Me anë të një komunikate për media,  nga kjo kompani njoftojnë se si kjo djegie e veturës së Transportit të Parave të Gatshme, ka ndodhur si pasojë e një defekti në motorin e automjetit.

“Përveç dëmeve kolaterale të veturës, ekipi i Transportit të Parave të Gatshme janë të gjithë shëndosh e mire dhe nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Siç ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ky automjet është kapluar nga flakët rreth orës 12:00.

““Sot rreth orës 12:00 në autostradën “Ibrahim Rugova” afër hyrje-daljes Malishevë është pranuar informata se një automjet është kapluar nga zjarri. Njesitet përkatse i’u kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarr veprimet e nevojshme”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com