Kompania e taksisë së “braktisur” u regjistrua para tetë ditësh në Kosovë

Kompania e taksisë së “braktisur” u regjistrua para tetë ditësh në Kosovë

Kompania e taksive “Proffi Taxi” vetura e të cilëve është gjendur sot e braktisur në rrugën “Garibaldi” është kompani e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimeve të Bizneseve në Kosovë.

Kjo kompani është e regjistrua 8 ditë më parë me datën 21, janar të këtij viti.

arbk1

Kompani Proffi, sipas ARBK-së është e regjistruar në emër të tre pronarëve të nacionalitetit Serb, Milos Maksimovic, Aleksandar Jeremic, dhe Lazar Jeremic.

arbk2

Sipas të dhënave të kësaj kompanie në Facebook, vetura e saj janë me regjistrim të viseve të ndryshme të Serbisë.

Sipas informacioneve që janë në ueb faqen e Ministrisë së Tregëtis dhe Industirsë, kjo kompani ka pesë punëtorë.

Policia e Kosovës ka identifikuar taksistin e veturës me targa të Beogradit, që ishte ndalur përpara hotelit “Grand” në qendër të Prishtinës. Policia ka bërë me dije se në veturë nuk është gjetur asgjë.

Policia gjenë para dhe një telefon brenda taksisë te “Grandi”

Sipas Policisë, pas ekzaminimit që i ka bërë njësiti policor është konstatuar se nuk ka asnjë mjet dyshues në veturë.

“Rreth orës 16 ne kemi hasur në një makinë këtu, ka qenë e braktisur”, ka thënë Rexhep Sijarina, nënkolonel dhe drejtor i Rajonit të Prishtinës.

Sijarina ka thënë se personi i identifikuar, pas parkimit të makinës në qendër të Prishtinës, ka shkuar në Graqanicë.

“Vozitësi i veturës sipas dëshmitarëve e ka lënë veturën ndezur dhe ka dalë në drejtim të sheshit Pas hetimeve preliminare që kemi zhvilluar kemi arritur të kuptojmë që vozitësi ka shkuar në Graçanicë. Fillimisht e kemi marrë si veturë të dyshimtë, ku kontrollet e para nuk kanë rezultuar që ka mjet të dyshimtë në të”, ka treguar Sijarina.

Taksia e braktisur në Prishtinë, pjesë e kompanisë që operon në veri

Makina, pasi të kryhen disa procedura do të largohet nga vendi ku është parkuar, ka thënë Sijarina.

Taksia e ndalur në rrugën Garibaldi në Prishtinë, afër hotelit Grand, është e një kompanie që operon në Mitrovicën Veriore.

Përmes një kërkimi të thjeshtë në Facebook, Insajderi kupton se kompania “Proffi” ka një numër të veturave në atë pjesë të vendit./Insajderi.com

Vetura serbe e ndalur në Prishtinë nuk është taksi zyrtare