Kompania kryesore e çimentos në Kosovë rrit sërish çmimet

Kompania kryesore e çimentos në Kosovë rrit sërish çmimet

Në periudhën në më pak se 10 muaj, nga marsi i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, çmimet e çimentos janë ngritur për 24.4%, nga kompania për prodhimin e betonit “Sharrcem”.

Nga 60 euro vlera e 1 ton të çimentos, çmimi ka shkuar në 78 euro.

Ndaj kësaj rritje të çmimeve ka reaguar Oda e Afaristëve të Kosovës (OAK).

Të vendosur para aktit të kryer, dhe të ekspozuar para ngritjeve të vazhdueshme të çmimit të cimentos nga ana e Prodhuesit “Sharrcem”, pa na e dhënë asnjë njoftim paraprak dhe asnjë arsyetim objektiv  lidhur me shkaqet që kanë ndikuar në këto ngritje, ka thënë OAK.

Bazuar ne shqetesimet e bizneseve, OAK shpreh mbështetje në të drejtën e bizneseve për shqetesimet e tyre te argumentuara.

Është e qartë se “Sharrcem” është duke e përdorur rolin e saj dominues në treg në mos monopolin, që të ngris në mënyrë arbitrare çmimet e çimentos.

Kjo sjellje lë të hapur mundësinë që në vazhdimësi të kemi abuzim me pozitën dominuese në treg që e gëzon kjo kompani.

Këto ndryshime dëmtojnë interesin e kompanive që merren me prodhimin e betonit dhe produkteve të betonit, pasiqë është e pamundur te behet  ngritja e çmimeve të produkteve te tyre në formën dhe shkallën në të cilën po ngriten çmimet e çimentos.

Autoriteti Kosovar i Konkurencës kishte premtuar ndërmarrjen e veprimeve ligjore për anulimin e vendimit për ngritje të çmimit të cimentos.

Mirëpo, përkundër premtimeve edeklaratave publike të Autoriteti Kosovar të Konkurencës nuk është arritur ndalimi i ngritjes së çmimeve të çimentos gjë që i shqetëson bizneset edhe më shumë dhe e bën gjendjen edhe më të rëndë.

Duke qenë se keto ngritje kane efekt të drejtpërdrejtë në koston e përgjithshme të betonit, prodhuesit deklarojne qe mbajtja e çmimeve aktuale te produketeve te tyre do ta bënte të palëvërdishëm për cilindo operator/furnizues vazhdimin e procesit të operimit me beton me çmimet e kohës para ngritjes së çmimit të lëndës së parë/ çimentos.

Bazuar ne shqetesimet e bizneseve OAK paraqet keto shqetesime:

Ngritja e shpejtë e çmimit pa njoftim paraprak. Ngritja e paarsyetuar, brenda 10 muajve, për 24.4% është e pa perballueshme, e cila e veshtirëson shumë pozitën e prodhuesve te betonit dhe i vendos ata në pozitë te pafavorshme në raport me klientët e tyre. Lidhja e kontratave me klientëështë e planifikuar ne bazë të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që janë aktualisht në treg. Ngritjet e vazhduara të çmimeve, pa paralajmerim paraprak, në këtë masë godasin drejtpërdrejt këta prodhues dhe pasojat vazhdojnë reflektimin e tyre në mënyrë zingjirore deri te qytetarët.

Bazuar në të dhënat që posedojmë lidhur me çmimet në rajon, është shqetesuaes fakti qe ngritjet e çmimit te çimentos, fillojnë gjithmonë në tregun kosovar, edhe pse për shumicen e prodhuesve rajonal te çimentos, pronariështë i njejti.

Shqetësim tjetër është fakti që përkunder ngritjeve te vazhduara te çmimit të çimentos, përformanca e prodhuesit, si ne raport me cilësinë, kapacitetin prodhues dhe operimin lë shumë për të dëshiruar.