Kompania prestigjioze nga Katari kërkon punëtorë në Kosovë

Kompania prestigjioze nga Katari kërkon punëtorë në Kosovë

Kompania e njohur ajrore nga Katari, “Qatar Airways”, ka hapur konkurs për të punësuar kosovarë.

Sipas marrëveshje ndërmjet kompanisë “Qatar Airways” dhe Ambasadës së Kosovës në Doha, firma e njohur do të punësojë disa punëtorë nga Kosova në stafin e kabinës së pasagjerëve.

“Pas takimit qe pati dite me pare Ambasadori i RKS-se ne Doha, z. Ahmeti, me Drejtorin Ekzekutiv te Qatar Arways, z. Al Baker, eshte hapur konkursi per pune per te rinjte kosovar ne kompanine prestigjioze ajrore, Qatar Airways”, shkroi dje Ambasada e Kosovës në Doha në një njoftim për media.

Ndërkaq, përfaqësues të “Qatar Airways” do të shqyrtojnë aplikimet për punë në Prishtinë, më 8 shkurt në Hotelin “Swiss Diamond” nga ora 08:00.

Të interesuarit duhet të regjistrohen paraprakisht, bëhet e ditur në uebsajtin e “Qatar Airways”.

Përfitimet përfshijnë një pagë pa tatime, sigurim shëndetësor ndërkombëtar, akomodim falas në Doha, tridhjetë ditë pushim vjetor dhe një biletë kthimi falas për çdo vit në vendin e origjinës së anëtarit të stafit.

Për të interesuarit, klikoni këtu: Apliko