Kompania që akuzohet për cilësinë e ujit: Kemi eksportuar 1 milion litra ujë për NATO-n

Kompania që akuzohet për cilësinë e ujit: Kemi eksportuar 1 milion litra ujë për NATO-n

Një artikull i publikuar të mërkurën nga medium italian “Il fatto quotidiano”,  thotë se mjeku italian,  Ennio Lettier, ka bërë një analizë të ujit kosovar në lagjen FILM CITY, ku ndodhet baza e KFORIT dhe gjithashtu ushtrisë italiane.

Me testimin e bërë, Lettier ka thënë se uji është në Kosovë është kancerogjen.

Për ketë është përgjigjur Ilir Morina, kryeshef i Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës duke garantuar se uji në Kosovë është i pijshëm dhe jo kancerogjen. Madje Meta ka thënë se për këto analiza të bëra nga doktori italian, do të kërkohen fakte.

“Unë i siguroj banorët e Kosovës, që uji në Kosovë është shumë cilësor. Ne do të kërkojmë edhe nga ata analizat që i kanë bërë ata në Itali”, tha Morina.

Artikulli italian në mënyrë të veçantë  flet për ujin natyral “Dea” për të cilin shkruan se është tërhequr nga tregu për shkak të cilësisë së dobët.

“Vetëm ai mineral është i disponueshëm”, citohet të ketë thënë doktori italian.

Kompania “Dea” i ka thënë Insajderit se të dhënat e paraqitura në artikull nuk janë të vërtetë.

“Uji Dea kurrë nuk është tërheqë nga tregu. Jemi kompania e vetme në Kosovë qe i furnizojmë të gjitha organizatat ndërkombëtare pasi që produkti jon i përmbushë të gjitha standardet për ujë të pijshëm. Po ashtu jemi kompania e vetme ballkanike apo edhe evropiane qe i furnizojmë bazat ushtarake Amerikane në Evrope dhe të NATO-s. Uji DEA rregullisht testohet ne laboratorët interne te cilat janë te certifikuara dhe akredituar, po ashtu kontrollohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), si dhe laboratorët e Ushtrisë Amerikane,” tha Alban Shala zyrtar i kompanisë Dea për Insajderin.

Sipas Shalës, vetëm në muajin qershor uji Dea ka eksportuar mbi 1 milion litra ujë për NATO-n.

“Ne kemi kontratë me Ushtrinë Amerikane gjerësisht NATO-n, që nga viti 2006 dhe kurrë nuk kemi pasur probleme. Momentalisht furnizojmë 50 baza ushtarake në tërë Evropën, duke përfshirë edhe Kosovën./Insajderi.com