
Muret e kalasë së Novobërdës kanë filluar të rrënohen me eskavator.
Kompania serbe “Koto” që pati fituar tenderin nga UNESCO për restaurimin e kësaj kalaje, përvec që nuk kishte kryer punimet sic duhet tash ka nisur rrënimin e mureve me mjerte të rënda.
Videon e ka publikuar fqaja e facebook, Muzeu Skendera.
“Në vitin 2015, UNESCO i kishte dhënë për restaurim Kalanë e Artanës kompanisë KOTO nga Beogradi. Pas një punë 3 vjeçare e cila ka kosto mbi 1 milion euro, kalaja fillon të shkatërrohet gradualisht. Pas këtij skandali rifillon restaurimi i cili ka qenë i mbikqyrur nga IKMM. Ky insitucion duke parë këtë skandal të rrënimit të mureve me eskavator nga kompania serbe, me vendim ka nderprerë të gjitha punimet. Përkunder kësaj punimet vazhdojnë ende duke mos respektuar vendimin e IKMM”, thuhet në njoftim.
Në vitin 2015, UNESCO i kishte dhënë për restaurim Kalanë e Artanës kompanisë KOTO nga Beogradi. Pas një punë 3 vjeçare e cila ka kosto mbi 1 milion euro, kalaja fillon të shkatërrohet gradualisht. Pas këtij skandali rifillon restaurimi i cili ka qenë i mbikqyrur nga IKMM. Ky insitucion duke parë këtë skandal të rrënimit të mureve me eskavator nga kompania serbe, me vendim ka nderprerë të gjitha punimet. Përkunder kësaj punimet vazhdojnë ende duke mos respektuar vendimin e IKMM. Për më shumë shikone dhe vlersojeni vetë videon.
Gepostet von Muzeu Skenderaj am Donnerstag, 5. September 2019
Insajderi ka raportuar se si katër mure jashtë e dy brenda Kalasë së Novobërdës, kishin filluar të shkatërrohen.
Renovimi i së cilës kishte nisur në vitin 2015-të, ishte lëshuar edhe për vizitor pasi që kompania serbe që ishte merr më të kishte thënë se gjithçka ka përfunduar.
Por asnjë vizitorë nuk ka hyrë në Kalanë e Novobërdës që nga marsi i këtij viti.
Aty ku ruhet historia qindravjeçare, ka qenë rrezik të qëndrosh, pasi që gurët nga muret vazhdonin të binin dita ditës, shkruan Insajderi.
Renovimi i kalasë ka nisur në vitin 2015. Atëkohë Komisioni Evropian pati ndarë 1.1 milionë euro, për investime në Kalanë e Novobërdës.